Ayşe Aktaş
25 Maj 2017•Përditësim: 26 Maj 2017
KARAKAS (AA) - Kryeprokurorja e Venezuelës, Luisa Ortega, ka njoftuar se një person njëzetvjeçar është vrarë nga forcat e sigurisë në protestat antiqeveritare që po vazhdojnë në vend prej gjashtë javësh, ku numri i përgjithshëm i viktimave si rezultat i protestave është rritur në 55, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për media, Ortega ka theksuar se nga 55 personat e vdekur në protesta, gjysma janë vrarë nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë apo ushtarët.