Emre Gürkan Abay
28 Dhjetor 2017•Përditësim: 28 Dhjetor 2017
MOSKË (AA) – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është shprehur se shpërthimi i cili ndodhi dje në St. Petersburg është një “sulm terrorist”, raporton Anadolu Agency (AA).
Putin në një deklaratë në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, tha se ka udhëzuar zyrtarët e institucioneve të sigurisë që të marrin masa më të rrepta kundër terrorizmit.
Duke u shprehur se personat të cilët shkaktojnë kërcënim për zyrtarët e zbatimit të ligjit duhet të neutralizohen në vend pa u arrestuar, Putin tha se “Dje në St. Petersburg u realizua një sulm terrorist. Shërbimi Federal i Sigurimit gjatë kohëve të fundit kishte ndaluar edhe një tentativë tjetër të sulmit terrorist”.
Në orët e mbrëmjes së djeshme në një market në qytetin St. Petersburg të Rusisë kishte shpërthyer një bombë e punuar me dorë, ku si pasojë u plagosën 13 persona.