Ali Cura
28 Dhjetor 2017•Përditësim: 28 Dhjetor 2017
KIEV (AA) - Me sukses është realizuar shkëmbimi i të burgosurve të luftës në mes forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë në Ukrainë, raporton Anadolu Agency (AA).
Shkëmbimi u realizua në pikën e kontrollit Mayorsk dhe Donetsk, kurse procesi u monitorua nga përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe OSBE-së. Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko në rrjetin social shkroi se janë liruar 74 ukrainas.
"Ata më në fund u kthyen në shtëpi, në zonën e cila është nën kontrollin e ushtrisë tonë", shkroi Poroshenko.
Përfaqësuesit e Ukrainës, Rusisë, OSBE-së dhe grupit separatist në lindje të Ukrainës më 19 shtator në Minsk kanë mbajtur një takim shtatë orësh në të cilin u nënshkrua një memorandum për zbatimin e armëpushimit.
Memorandumi nëntë pikësh thotë se palët duhet të respektojnë armëpushimin, të sigurojë që njësitet ushtarake të të dyja palëve të mbeten në pozita që ishin më 19 shtator.
Të ndalohet përdorimi i armëve dhe sulmet, që brenda 24 orëve të gjitha njësitet që përdorin municion të kalibrit më të madh se 100 mm të tërhiqen nga fusha e betejës dhe nga vendet e banuara në një distancë prej 15 kilometrash dhe kështu të formohet një zonë mbrojtëse tampon prej 30 kilometrash në të cilën nuk do të përdoren armë.
Memorandumi më tej thekson se duhet të ndalohet instalimi i armëve të rënda në afërsi të vendbanimeve, të largohen të gjitha mjetet shpërthyese dhe minat nga zona tampon dhe të ndalohet vendosja e mjeteve të reja shpërthyese në atë zonë.
Më tej poashtu kërkohet të ndalen të gjitha fluturimet përveç ato të OSBE-së dhe në zonat ku është shpallur armëpushimi të vendosen vëzhguesit e OSBE-së, ndërsa të gjithë luftëtarët e huaj të tërhiqen nga fushë betejat dhe të sigurohet shkëmbimi i të burgosurve.