Umur Koçak Semiz
18 Tetor 2015•Përditësim: 19 Tetor 2015
ZAMBOANGA (AA) – Gjatë goditjes së tajfunit Koppu i cili përfshiu veriun e Filipineve, sipas informacioneve paraprake, dy persona gjetën vdekjen, raporton Anadolu Agency (AA).
Të paktën 13.000 persona janë evakuuar pas goditjes së rajonit nga tajfuni, i cili ka shkatërruar objekte, pemë, shtyllat e shpërndarjes së energjisë elektrike, etj. Ekipet kompetente janë në terren dhe po mbledhin të dhëna mbi pasojat dhe dëmet që bart era me shpejtësi deri në 210 kilometra në orë.
Guvernatori i qarkut Nueva Ecija, Aurelio Umali tha se prurjet e ujit tërhoqën dy njerëz, të cilët më pas u mbytën.
Për shkak të kushteve të papërshtatshme klimatike, janë anuluar një numër i madh i fluturimeve.
Filipinet për çdo vit mesatarisht përballen me 20 stuhi, prej të cilave shumica kanë pasoja tragjike. Tajfuni Hajyan në vitin 2013 ka qenë njëri nga më të fuqishmit i cili për disa ditë shkatërroi ishuj në pjesën qendrore të vendit duke lënë të vdekur disa mijëra persona.