Ekip
14 Gusht 2017•Përditësim: 15 Gusht 2017
VAGADUGU (AA) - Numri i të vdekurve nga sulmi i armatosur në një restorant në kryeqytetin e Burkina Faso, Vagadugu është rritur në 20, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Komunikacioneve dhe zëdhënësi i qeverisë, Remis Dandjinou, në deklaratën për AA njoftoi se numri i të vdekurve ka është rritur në 20.
Dandjinou tha se numri i të vdekurve mund të rritet meqë në mesin e të plagosurit ka që janë në gjendje të rëndë.
Zyrtarët e policisë njoftuan se 3 ose 4 sulmues të cilët kanë arritur me motoçikleta kanë hapur zjarr ndaj personave që ndodheshin në restorant.
Zyrtarët theksuan se operacioni i forcave të sigurisë ka përfunduar pasi që janë shpëtuar rreth 15 pengje.
Ndërkohë burimet e spitalit "Yalgado Uedraogo", thanë se të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore dhe u bëri thirrje qytetarëve të dhurojnë gjak.
Bëhet e ditur se në sulm ka humbur jetën një shtetas turk ndërsa një tjetër është plagosur.
Deri më tani ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.