Burak Karacaoğlu,Levent Tok
14 Gusht 2017•Përditësim: 15 Gusht 2017
IDLIB (AA) - Në sulmin e kryer nga regjimi i Bashar Al Asadit në qarkun Han Shejhun të Idlibit u plagosën 5 persona ku njëri prej tyre në gjendje të rëndë, raporton Anadolu Agency (AA).
Një nga zyrtarët të Qendrës së Mbrojtjes Civile në Idlib, Muhammed Hac Yusuf në një deklaratë për AA-në tha se “Trupat e artilerisë së regjimit, mbrëmë kanë kryer sulm ndaj Han Shejhun”.
Ai tha se në sulme janë plagosur pesë persona ku njëri prej tyre në gjendje të rëndë. “Në rajon nuk ka pjesëtarë ushtarakë. Bombardimet u bënë ndaj civilëve. Ne po marrim informacione se sulmet do të vazhdojnë”, tha Yusuf.
Regjimi sirian më 4 prill kreu sulm me armë kimike në Han Shejhun. Në qarkun ku kishin humbur jetën të paktën 100 civilë, 500 të tjerë ishin plagosur.
Qarku ndodhet në "zonat jokonfliktuale" të caktuara nga Turqia, Rusia dhe Irani.