Emel Öz Gözellik
23 maj 2019•Përditësim: 23 maj 2019
Të paktën nëntë të vrarë dhe katër të plagosur është bilanci i përleshjeve të karteleve të drogës në perëndim të Meksikës, raporton Anadolu Agency (AA).
Prokuroria bëri të ditur se përleshja ka ndodhur në Uruapan, që ndodhet në shtetin federal Michoacan.
Supozohet se përleshja e armatosur ka qenë një luftë për marrjen e kontrollit rajonal.
Në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar, kanë ndodhur 15.973 vrasje, që është me 16 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Në tremujorin e parë të këtij viti kanë ndodhur 9.7 për qind më shumë vrasje se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, më 1 dhjetor të vitit të kaluar njoftoi për ndryshime në ushtri për ta bërë Meksikën më të sigurt.