Barry Ellsworth
17 Shkurt 2017•Përditësim: 17 Shkurt 2017
TRETON (AA) – Një lëvizje anti-islamofobike e propozuar nga qeveria kanadeze u bllokua në Palamentin kanadez ditën e djeshme dhe pritet një propozim i ri javën e ardhshme nga Partia Konservatore opozitare, raporton Anadolu Agency (AA).
Lëvizja anti-islamofobike (M-103) u propozua në Parlament nga deputetja muslimane, Iqra Khalid.
Kjo lëvizje kërkon nga qeveria “që të njohin nevojën për të shuar rritjen e klimës së urrejtjes dhe frikës në publik, si dhe të dënohet islamofobia”, së bashku me diskriminimet tjera raciste dhe fetare.
Lëvizja u miratua nga Këshilli Kombëtar i Muslimanëve Kanadezë, e cila më herët kërkoi nga deputetët kanadezë të mbështesin lëvizjen për të nxjerrë në dritë të shtënat e fundit në një xhami në qytetin Quebec City, ku u vranë gjashtë muslimanë dhe 19 të tjerë mbetën të plagosur.
“Lëvizja është jo-detyruese, që do të thotë se nuk është sanksionuar në ligj dhe më shumë është si një udhëzues, mirëpo është një refuzim i rëndësishëm simbolik i diskriminimit dhe paragjykimit kundër muslimanëve”, tha Michael Chong, deputet i Partisë Konservatore opozitare.