Gülbahar Sayım
19 Prill 2017•Përditësim: 19 Prill 2017
KINSHASA (AA) - Separatistët sudanezojugor në Republikën Demokratike të Kongos kanë marrë peng afër dhjetë pjesëtarë të stafit të Kombeve të Bashkuara (OKB), raporton Anadolu Agency (AA).
Daniel Ruiz, përfaqësuesi i Misionit të Stabilizimit pranë OKB-së (MONUSCO) për provincën e Kivus Veriore, në një deklaratë për AA njoftoi se separatistët sudanezojugor kanë marrë peng dhjetë pjesëtarë të stafit të OKB-së në kompleksin e MONUSCO-s në rajonin Munigi.
Ruiz tha se separatistët kanë rrëmbyer pjesëtarët e stafit në mënyrë që të mos kthehen në shtetin e tyre, duke shtuar se janë në përpjekje për të rënë dakord me separatistët, të cilët, siç tha ai, kërkojnë të shkojnë në Uganda, Kenia apo Etiopi.
Në kampin në Munigi jetojnë rreth 500 separatistë sudanezojugor.