Mahmoud Barakat
11 Dhjetor 2018•Përditësim: 11 Dhjetor 2018
STAMBOLL (AA) - Një gjykatë e regjimit sirian ka dënuar dhjetëra anëtarë të opozitës me vdekje, bëri të ditur një gazetë pro regjimit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gazeta Al-Watan tha se 40 persona u gjykuan në mungesë, përfshirë kreun e grupit Jaysh al-Islam, Essam al-Buwaydhani, udhëheqësin e el-Rahman Legion, Abdel Nasser Shemir, si dhe komandantin e grupit Tahrir al-Sham, Mohamed al-Sharaa (i njohur si Abu Mohamed al-Jolani).
Të pandehurit përballen me akuza, duke përfshirë "posedimin e materialit eksploziv për të përhapur tmerr dhe kryerjen e krimit kundër shtetit".
Mbetet e paqartë kur është nxjerrë vendimi.
Vendimi vjen pasi regjimi i Bashar al-Assadit luftoi kontrollin e shumë zonave nga opozita në Damask, Homs, Halep dhe Daraa.