Romë, fillon raundi i dytë i bisedime bërthamore SHBA-Iran
Kryediplomati iranian mbërriti në Romë për të kryesuar delegacionin iranian në bisedimet që synojnë adresimin e “programit bërthamor civil të Republikës Islamike dhe dhënien fund të sanksioneve amerikane kundër vendit”

Ankara
Raundi i dytë i negociatave indirekte midis SHBA-së dhe Iranit për programin bërthamor të Teheranit ka filluar në kryeqytetin italian Romë, transmeton Anadolu.
Agjencia zyrtare e lajmeve iraniane IRNA raportoi se ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Abbas Araghchi, më herët gjatë ditës mbërriti në Romë për të kryesuar delegacionin iranian në bisedimet që synojnë adresimin e “programit bërthamor civil të Republikës Islamike dhe dhënien fund të sanksioneve amerikane kundër vendit”.
Negociatat po priten nga Ambasada e Omanit në Romë, pas raundit të parë të bisedimeve të mbajtura javën e kaluar në Muscat të Omanit.
Së fundmi, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi Iranin me bombardime dhe tarifa shtesë nëse nuk arrin një marrëveshje me SHBA-në mbi programin e tij bërthamor, gjë që shkaktoi reagime të ashpra nga Teherani.
SHBA-ja dhe Izraeli akuzojnë Iranin për zhvillimin e një arme bërthamore, por Teherani e mohon atë.
Irani refuzoi të angazhohet në bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në, por ra dakord të zhvillojë bisedime indirekte me ndërmjetësimin e Omanit pas një shkëmbimi të fundit letrash midis dy palëve.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.