Muhammet Kurşun
27 shtator 2019•Përditësim: 27 shtator 2019
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani në New York ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi dhe kryeministrin e Ugandës, Ruhakana Rugunda, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Presidenca iraniane mësohet se Rouhani dhe Modi të cilët ndodhen në New York në kuadër të bisedimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kanë diskutuar për çështjet rajonale.
Rouhani tha se India është një vend i rëndësihëm i Azisë duke vënë theksin se India me Iranin kanë një të kaluar të gjatë dhe se të dyja vendet kanë potenciale për të zhvilluar edhe më tej marrëdhëniet. Ai ka thënë se Irani, India dhe Afganistani kanë përfitime nga Porti Chabahar dhe se nga kjo do të përfitojë edhe popullata në rajon.
Rouhani tha se ka kërkuar nga Modi që të përqafojë një qasje që zgjidh problemet e popullit në rajonin e Kashmirit.
Kryeministri indian Modi tha se mbështesin të drejtën e Iranit për të përfituar nga energjia bërthamore paqësore. Sipas tij, India njeh vetëm sanksionet zyrtare të OKB-së dhe se nuk do të tërhiqen nga punët që mund të bëjnë me Iranin.
Theksohet se Rouhani ka ftuar Modin për një vizitë në Teheran dhe se kjo vizitë do të zhvillohet në një kohë të përshtashme.
- Takimi Rouhani-Rugunda
Gjatë takimit me kryeministrin e Ugandës Ruhakana Rugunda, Rouhani ka bërë vlerësime lidhur me planin e paqes në Hormuz si dhe lidhur me praninë e SHBA-ve në rajon.
Duke kritikuar SHBA-të, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Rouhani ka theksuar se "Është shumë e vështirë të pritet të ndryshojë situata aktuale përsa kohë që SHBA-ja nuk do të kuptojë se nuk do të jep rezultat lufta në Jemen dhe okupimi i Arabisë Saudite dhe EBA-së të cilat ajo mbështet. Mënyrat aktuale të këtyre fuqive shkaktojnë vetëm rritjen e tensioneve".