Muhammet Kurşun
07 Shkurt 2019•Përditësim: 07 Shkurt 2019
TEHERAN (AA) – Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të pranojë pendimin e SHBA-ve nëse Washingtoni kërkon falje, raporton Anadolu Agency (AA).
“Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës pendohen dhe kërkojnë falje për shkak të intervenimeve të tyre në Iran në të kaluarën, jemi të gatshëm të pranojmë pendimin e tyre", tha Rouhani gjatë adresimit në takimin me ambasadorë dhe diplomatë në Teheran.
Ai theksoi se përfundimisht duhet të ndërprehet pjesëmarrja e forcave të huaja në rajon dhe intervenimi i tyre.
“SHBA-të asnjëherë nuk do të arrijnë qëllimin e tyre”, tha presidenti iranian.
Ai përmendi se SHBA-të “kanë humbur aleatin e tyre më të madh në rajon kundër superfuqisë në lindje”.
“Gjatë 40 viteve të fundit, SHBA-të mobilizuan të gjitha burimet e tyre për të fituar Iranin, por nuk arritën ta bënin këtë”, tha Rouhani.
Në fund, ai arriti në përfundimin se motoja kryesore e Iranit është "të ndërtojë marrëdhënie miqësore me të gjithë botën".