Barış Seçkin
13 Korrik 2016•Përditësim: 13 Korrik 2016
ROMË (AA) - Raportohet se është rritur në 27 numri i të vdekurve në aksidentin hekurudhor të ndodhur në zonën e Puglias në juglindje të Italisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet e ditur se vazhdon të rritet numri i të vdekurve në aksidentin e ndodhur nga prëplasja e dy trenave në zonën e vendbanimeve mes Andria dhe Corata në veri të qytetit Bari.
Në raportimet e agjencisë italiane të lajmeve ANSA theksohet se numri i të vdekurve ka arritur në 27, ndërsa vazhdojnë trajtimet mjekësore për 15 të plagosur të tjerë të dërguar në spital.