Ekip
15 Dhjetor 2015•Përditësim: 16 Dhjetor 2015
BUKURESHT (AA) - Mbi një mijë barinjë kanë depërtuar sot kordonin policor para ndërtesës së Parlamentit të Rumanisë, në shenjë proteste kundër ligjit i cili rregullon numrin e barinjve të cilët mund të angazhohen nga një punëdhënës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në disa raste protesta ka eskaluar gjë e cila ka detyruar policinë të përdorë gaz lotsjellës. Sipas pohimeve të mediave lokale, pritet që para godinës së Parlamentit të tubohen rreth 4 mijë barinjë të cilët nga drejtime të ndryshme janë nisur për në Bukuresht.
Ata nuk përkrahin ligjin i cili përkufizon numrin e qenve të cilët ruajnë kopetë si dhe ndalon kullosjen e kopeve nga dhjetori deri në prill. Deputetët kanë në rend dite edhe ligjin për mbrojtje të gjahtarëve.
Ndryshe, në Rumani ka të regjistruar 10 milionë dele.