Bedrudin Brljavac
31 Dhjetor 2015•Përditësim: 31 Dhjetor 2015
SARAJEVË (AA) – Qeveria rumune ka arritur marrëveshje me sindikatën dhe punëdhënësit rreth rritjes së pagës minimale me 19 përqind në 1250 lei, apo 300 dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qeveria rumune njoftoi se vendimi do të hyjë në fuqi nga maji i vitit 2016.
Thuhet se nga ky vendim do të përfitojnë 1.13 milionë punëtorë në Rumani, prej të cilëve 39.000 janë të punësuar në sektorin publik.
“Negociatat filluan më 18 dhjetor, kemi biseduar me sindikatat dhe shoqatat e punëdhënësve. Një nga qëllimet kryesore është përtëritja e dialogut social”, theksuan nga qeveria rumune.
Deputetët rumunë këtë muaj miratuan buxhetin për vitin 2016.