Dmitri Chirciu
15 Dhjetor 2020•Përditësim: 15 Dhjetor 2020
Të paktën 11 persona humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në një azil në Rusi, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Situatave Emergjente e Rusisë tha se zjarri shpërtheu në një shtëpi për të moshuarit në Isbuldino, në Republikën Bashkir të Rusisë.
Shtëpia për të moshuarit është një ndërtesë njëkatëshe në të cilën po qëndronin gjithsej 16 persona, kurse tre persona të plagosur u dërguan në spital.
Zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll zjarrin dhe po zhvillohet një hetim për shkaqet e incidentit.
Burimet lokale raportojnë se ndërtesa e banimit nuk kishte licencë për të ofruar shërbime të shtëpisë për të moshuarit.