Fatma Bülbül
03 Tetor 2017•Përditësim: 03 Tetor 2017
MOSKË (AA) – Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbajtjen e një proteste të planifikuar, gjykata në Moskë, dënoi kreun e opozitës në Rusi, Alexey Navalny me 20 ditë burg, me akuzën se ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubime "të paautorizuara", raporton Anadolu Agency (AA).
Navalny, që është themelues i Fondacionit anti-korrupsion, njëherësh kryetar i partisë opozitare ruse "Progres", u arrestua javën e kaluar.
Në prononcimin e tij para gjykatësit, opozitari rus tha se arrestimi i tij ishte një "dhuratë" për presidentin rus, Vladimir Putin.
"Ne nuk bëjmë asgjë të paligjshme", shtoi ai.
Navalny planifikonte që më 7 tetor të mbajë një tubim në Shën Petersburg, në 65 vjetorin e lindjes së Putinit.