Ali Cura
24 Maj 2018•Përditësim: 24 Maj 2018
ST. PETERSBURG (AA) - Zv/ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Mihail Bogdanov, tha se vendimin për tërheqjen e forcave të huaja të armatosura nga Siria duhet ta marrë vetë regjimi sirian, raporton Anadolu Agency (AA).
Bogdanov në Panairin Ndërkombëtar Ekonomik në St. Petesburg iu përgjigj pyetjes së gazetarëve në lidhje me Sirinë.
Duke u shprehur se Siria, si anëtar i Kombeve të Bashkuara, është një shtet sovran, Bogdanov tha se, “Qeveria legjitime vendos nëse është e nevojshme apo jo prania e forcave të armatosura në tokat e Sirisë dhe nëse është e nevojshme cilat janë ato forca”.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një takim me presidentin e Sirisë, Bashar al-Asad, në Soçi, ishte shprehur se “Mendojmë që forcat e huaja të armatosura duhet të largohen nga tokat e Sirisë”.