Amir Latif Arain
26 Prill 2026•Përditësim: 26 Prill 2026
Ministri iranian i Punëve të Jashtëm, Abbas Araghchi, është kthyer në Islamabad pas një vizite të shkurtër në Oman, në kuadër të përpjekjeve për të ringjallur bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit.
Sipas burimeve të qeverisë pakistaneze, të cilët folën për Anadolu, Araghchi, i cili pritet të zhvillojë bisedime me udhëheqjen pakistaneze, përfshirë homologun e tij, Ishaq Dar, gjithashtu pritet të udhëtojë drejt Rusisë nga Islamabad.
Kjo është vizita e dytë e ministrit iranian në Islamabad brenda më pak se 48 orësh. Ai vizitoi kryeqytetin pakistanez dje dhe u takua me kryeministrin Shehbaz Sharif dhe shefin e ushtrisë, Asim Munir, për të diskutuar mënyrat për të ringjallur bisedimet me rëndësi të lartë.
Raundi i parë i negociatave mes Washingtonit dhe Teheranit u mbajt në Islamabad dy javë më parë, por nuk arriti të prodhonte një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.
Bisedimet pasuan një armëpushim dyjavor të ndërmjetësuar nga Pakistan më 8 prill, i cili më vonë u zgjat nga presidenti amerikan, Donald Trump.