Emre Gürkan Abay
30 Maj 2023•Përditësim: 30 Maj 2023
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se në Ukrainë u goditën pikat qendrore të vendimmarrjes, ku sipas ministrisë ishin planifikuar sulme terroriste kundër Rusisë me udhëzimet e organizatave të inteligjencës perëndimore, transmeton Anadolu
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, bëri një deklaratë në lidhje me veprimet e ushtrisë ruse në Ukrainë.
Duke shpjeguar se ata po kryejnë sulme kundër objektivave të caktuara në Ukrainë, Konashenkov tha, "Ditën e fundit, Forcat e Armatosura Ruse kryen një sulm grupor me raketa me precizion të lartë të lëshuar nga ajri në pikat qendrore vendimmarrëse në Ukrainë, ku ishin planifikuar sulme terroriste kundër Rusisë, nën drejtimin e agjencive të inteligjencës perëndimore. Të gjitha objektivat u goditën".
Në orët e mëngjesit u kryen sulme me mjete ajrore pa pilot (UAV) në Moskë të Rusisë dhe disa nga ndërtesat e goditura nga dronët u dëmtuan.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se sulmi ndaj Moskës ishte përgjigje ndaj sulmit të Rusisë ndaj qendrës vendimmarrëse në Ukrainë të dielën.
Këshilltari i Zyrës Presidenciale të Ukrainës, Mikhail Podolyak, deklaroi se Ukraina nuk kishte asnjë lidhje me sulmin me dronë në Moskë.