Elena Teslova
30 Qershor 2020•Përditësim: 30 Qershor 2020
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se ka ngritur sot avionë luftarakë Su-27 për të interceptuar dy aeroplanë të marinës amerikane mbi ujërat neutrale të Detit të Zi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria nuk specifikoi sa avionë rusë u dërguan për interceptim, duke thënë se avioni i patrullimit i SHBA-së P-8A Poseidon dhe avioni zbulues RC-135 u detektuan nga mbrojtja ajrore dhe më pas u shoqëruan derisa u larguan nga kufitari rus.
"Nuk kishte shkelje të kufirit shtetëror të Federatës Ruse", thuhet në kumtesë.
Më pas, fluturimi i aeroplanëve amerikanë u ndoq në radarë derisa ata u larguan në një distancë të konsiderueshme.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, javën e kaluar 33 avionë të huaj zbulues dhe pesë dronë u zbuluan përgjatë kufijve të Rusisë.