Emre Gürkan Abay
25 Nëntor 2021•Përditësim: 25 Nëntor 2021
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve Turqi-Armeni do të kontribuojë në situatën e rajonit dhe se Rusia e mbështet këtë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zakharova, në konferencën për media nëpërmjet video-lidhjes, foli lidhur me zhvillimet në Kaukazin Jugor.
Ajo tha se Armenia ka kërkuar mbështetje nga Rusia në vendosjen e kontaktit me Turqinë.
"Rusia është e interesuar në këtë periudhë në normalizimin e marrëdhënieve Turqi-Armeni dhe është duke hedhur hapa në këtë drejtim", u shpreh ajo.
Më tej, duke theksuar se Rusia do të vazhdojë të mbështesë procesin në të gjitha mënyrat e mundshme, Zakharova tha se, "Jemi të gatshëm të japim të gjithë mbështetjen që mundemi. Besojmë se nisja e këtij procesi do të kontribuojë në përmirësimin e situatës së përgjithshme në rajon".
Zakharova deklaroi se do të vazhdojnë të ndërmarrin hapa për të krijuar kushte paqësore dhe të qëndrueshme në rajon.
"Sigurisht, një vëmendje e veçantë i kushtohet krijimit dhe zhvillimit të lidhjeve tregtare, ekonomike dhe të transportit në rajon", shtoi Zakharova.