Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e një vendbanimi tjetër në Ukrainë
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se vendbanimi Yasna Polyana ra nën kontrollin e Rusisë si rezultat i një operacioni të kryer nga grupi i saj i forcave Vostok (Lindje)
Moskë
Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi sot se forcat ruse morën nën kontroll një tjetër vendbanim në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës, transmeton Anadolu.
Ministria tha se vendbanimi Yasna Polyana ra nën kontrollin e Rusisë si rezultat i një operacioni të kryer nga grupi i saj i forcave Vostok (Lindje).
Njësitë e tjera ruse përmirësuan pozicionet e tyre, duke shkatërruar dhe marrë armë dhe pajisje ushtarake të prodhimit perëndimor si trofe, tha ministria.
"Në total, që nga fillimi i operacionit special ushtarak, 647 avionë, 283 helikopterë, 34.945 dronë, 584 sisteme të mbrojtjes ajrore, 18.927 tanke dhe mjete të tjera luftarake të blinduara, 1.482 raketahedhës të shumëfishtë, 17.059 artileri fushore dhe mortja dhe 22.781 automjete speciale ushtarake janë shkatërruar", tha ajo.
Ukraina nuk ka komentuar ende mbi pretendimet e Rusisë dhe verifikimi i pavarur është sfidues për shkak të aktiviteteve të vazhdueshme luftarake.