Lejla Bıogradlıja
26 Mars 2018•Përditësim: 27 Mars 2018
SARAJEVË (AA) - Në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, Sarajevë, mbrëmë u mbajt koncerti "Bota Turke në të gjitha ngjyrat e saj", me rastin e lajmëtarit të pranverës, Nevruzit, raporton Anadolu Agency (AA).
Më shumë se 70 artistë nga dhjetë vende dhe rajone performuan para audiencës në Qendrën Rinore. Në mesin e tyre ishin artistë të shquar dhe grupe nga Azerbajxhani, Kazakistani, Kirgistani, Uzbekistani, Turqia, Federata Ruse: Bashkurdistani, Hakase, Saha-Jakutia, Tartaristani, Tuva, Dagestani, Kabardino-Balkar dhe nga Moldavia - Gagauzia.
Zëvendës nënsekretari i Ministrisë turke të Kulturës dhe Turizmit, Nihat Gul për AA tha se TURKSOY është një lloj "UNESCO-je për kulturën turke".
"Këtë vit shënojmë 25 vjetorin e TURKSOY, kurse me rastin e Nevruzit nisëm në një turne në Ballkan. Kultura është një nga segmentet kryesore të çdo kombi. Nevruzi nuk është i përfaqësuar vetëm në kulturën turke, por festohet në një hapësirë më të gjerë nga Azia Qendrore deri në Ballkan", tha Gul.
Firat Purtas, Zëvendës sekretari i Përgjithshëm i TURKSOY, tha se Nevruzi është një traditë e vjetër që zgjat me shekuj.
Ai shtoi se flaka e këtij viti për fillimin e shënimit të Nevruzit ishte ndezur në Kastamonuu, e cila u shpall kryeqyteti i botës turke për këtë vit.
Po ashtu edhe ambasadori turk në Sarajevë, Haldun Koc, uroi që në festën e Nevruzit në mbarë botën të ketë paqje, dhe harmoni në mesin e njerëzve.
Organizatorë të koncertit janë Organizata Ndërkombëtare e Kulturës Turke TURKSOY, Ambasada e Republikës së Turqisë në BeH, Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Republikës së Turqisë dhe Instituti "Yunus Emre".
Koncerti "Bota Turke në të gjitha ngjyrat e saj" u mbajt mbrëmë në Zenicë dhe nesër i njëjti grup artistësh do të paraqitet para publikut në Mostar.