Cüneyt Karadağ
31 Gusht 2022•Përditësim: 01 Shtator 2022
Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se presidenti i fundit i ish-Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, ishte burrështetas trim dhe reformator, transmeton Anadolu Agency (AA).
Scholz në një deklaratë lidhur me vdekjen e Gorbachevit tha: "Mikhail Gorbachevi ka vdekur. Ai ishte një burrështetas trim dhe reformist. Nuk do të harrojmë atë që bëri të mundur për të vendosur demokracinë në Rusi, demokracinë dhe lirinë të jenë të mundshme në Evropë, bashkimin e Gjermanisë dhe heqjen e perdes së hekurt".
Duke theksuar se Gorbachevi vdiq në një kohë kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin po bën çarje të reja në Evropë dhe luftë të tmerrshme kundër Evropës, Scholz tha: "Pikërisht për këtë mendojmë për Mikhail Gorbachevin dhe e dimë se sa i rëndësishëm ka qenë ai për zhvillimin e Evropës dhe vendit tonë vitet e fundit".
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier i dërgoi një mesazh ngushëllimi vajzës së tij Irina Wirganskaja për vdekjen e Mikhail Gorbachevit.
“Përkulem përpara një burrështetasi të madh”, ka shkruar Steinmeier në mesazhin e tij të ngushëllimit.
Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock shkroi në Twitter: "Fundi i Luftës së Ftohtë dhe uniteti gjerman është trashëgimia e Mikhail Gorbachevit. Ne e vajtojmë humbjen e një burrështetasi, të cilit i jemi mirënjohës përgjithmonë".
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke shprehur pikëllimin e saj për vdekjen e Gorbachevit, tha: "Kujtimi i suksesit të tij historik mund të bëjë të mundur ndalimin, veçanërisht gjatë këtyre javëve dhe muajve të tmerrshëm të luftës së Rusisë kundër Ukrainës".
"Gorbachev bëri histori. Ai dha një shembull se si një burrështetas i vetëm mund ta bëjë botën më të mirë. Revolucioni paqësor në RDGJ (Gjermania Lindore) nuk do të ishte i mundur pa guximin e Gorbachevit në 'Glasnost' dhe 'Perestrojka', domethënë hapje dhe ristrukturim", tha Merkel.
Ish-kancelarja gjermane kujtoi se Gorbachevi lejoi që Gjermania e ribashkuar të bëhej anëtare e NATO-s. "Mikhail Gorbachev ka ndryshuar rrënjësisht jetën time. Nuk do ta harroj kurrë këtë".