Ömer Aydın
13 Korrik 2016•Përditësim: 13 Korrik 2016
PARIS (AA) - Drejtori i Shërbimit Informativ të Brendshëm të Francës (DGSI), Patrick Calvar ka deklaruar se Evropa është përballë një konflikti mes grupeve radikale të djathta dhe botës muslimane, raporton Anadolu Agency (AA).
Në raportin e përgatitur nga një komision hetimor për sulmet në Paris më 13 nëntor të vitit të kaluar, i cili u publikua ditën e djeshme ka një pjesë ku i referohet fjalës së shefit të DGSI, Calvar.
Në fjalën e tij Calvar ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të Organizatave të Shërbimeve Informative të gjithë Evropës dhe ka theksuar rritjen e lëvizjeve anarkiste të djathta në Francë dhe në vendet e tjera evropiane.
Duke theksuar rëndësinë e teknikave të reja në luftën kundër organizatave terroriste, Calvar ka pohuar se ka probleme me monitorimin e aplikacioneve telefonike si Whatsapp, Viber, Telegram, etj.