Ekip
28 Gusht 2020•Përditësim: 28 Gusht 2020
Prokurorët amerikanë të enjten akuzuan 17-vjeçarin Kyle Rittenhouse për të shtënat fatale të dy protestuesve dhe plagosjen e një tjetri në Kenosha, Wisconsin, gjatë demonstratave për të shtënat ndaj Jacob Blake, një baba me ngjyrë i pesë fëmijëve, nga një polic i bardhë, raporton Anadolu Agency (AA).
Qyteti buzë liqenit është tronditur nga trazirat të dhunshme për brutalitetin e policisë pasi një polic qëlloi Blake shtatë herë pas shpine në distancë të ngushtë në një incident që u kap në video dhe doli viral.
Videot e postuara në internet duket se tregojnë si Rittenhouse në mes të protestave duke hapur zjarr me një pushkë gjysmë automatike, me ç’rast vrau dy persona. Postimet e tij në mediat sociale përmbajnë fotografi të tij me pushkë dhe mesazhe që tregojnë mbështetje për policinë.
Më shumë video nga xhirimet e asaj nate treguan si zyrtarët e zbatimit të ligjit falënderuan grupet që patrullonin me armë dhe pyesnin nëse kishin nevojë për ujë.
I riu u arrestua me urdhërarrest në shtetin fqinj të Illinois dhe u akuzua për vrasje me dashje të shkallës së parë dhe një listë të gjatë akuzash tjera. Ai përballet me një dënim të përjetshëm.
Protestat vazhduan të mërkurën në mbrëmje dhe herët të enjten në Kenosha.