Betül Yürük
20 Prill 2017•Përditësim: 20 Prill 2017
OKB (AA) - Përfaqësuesja e përhershme e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, duke theksuar se vendi i saj nuk dëshiron të shkaktojë luftë i ka bërë thirrje Koresë së Veriut që "mos na detyroni për këtë", raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarët Haley tha se parandalimi i tensioneve në rritje për shkak të testimeve raketore të Koresë së Veriut është i lidhur sërish me këtë vend.
Pasi ka bërë të ditur se kanë paralajmëruar në mënyrën më të qartë Korenë e Veriut, Haley tha se "Dëshirojmë që Koreja e Veriut të di se ne nuk dëshirojmë të shkaktojmë luftë, për këtë arsye të mos na detyrojnë për këtë. Topi është në fushën e tyre dhe nuk duhet të përpiqen të luajnë në këtë pikë".
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-ve, Antonio Guterres, ka deklaruar se "Mbështesim të gjithë përpjekjet e kryera që Koreja e Veriut të mos ketë kapacitetin (bërthamorë) jo vetëm për të kërcënuar rajonin por të gjithë botën".
Ndër të tjera Guterres ka tërhequr vëmendjen se duhet të parandalohet që Koreja e Veriut të përbëjë një kërcënim ndërkombëtar me grumbullime ushtarake, raketore dhe programin bërthamorë.
Në anën tjetër burimet diplomatike kanë theksuar se Rusia ka refuzuar deklaratën e përgatitur nga SHBA-të dhe e mbështetur edhe nga Kina, deklaratë kjo e cila kërkon nga KS-OKB-ja që të dënojë testimet e fundit bërthamore të Koresë së Veriut dhe gjithashtu që t'i japë fund këtyre testimeve bërthamore.