Ercan Canbolat,Meryem Göktaş
01 Shkurt 2017•Përditësim: 01 Shkurt 2017
ANKARA (AA) - Numri i refugjatëve të ardhur në vitin 2016 nga 7 vendet që presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur ndalimin e hyrjes në vend ka qenë 36 mijë e 722, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të dekretit presidencial që presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi javën e kaluar dhe i cili ka sjellë kufizime për hyrjen e muslimanëve në vend në një afat kohor prej 90 ditësh për personat e ardhur nga Iraku, Libia, Siria, Irani, Sudani, Somalia dhe Jemeni vihet në dukje se ato nuk do të pranohen në SHBA pavarësisht nga lloji i vizës ose dokumenteve.

Gjithashtu me dekretin në vend nuk do të pranohen refugjatë nga Siria deri në një urdhër të dytë, ku edhe nga vendet e tjera për një afat kohor 120 ditësh gjithashtu nuk do të jetë i mundur pranimi i refugjatëve në SHBA.
Të dhënat nga Departamenti Amerikan i shtetit me atë të Departamentit të Sigurisë së Brendshme Kombëtare kanë vënë në dukje numrin e refugjatëve të ardhur në SHBA gjatë viteve 2011 dhe 2017 për 7 vendet ndaj të cilëve është vendosur ndalimi i hyrjeve nga Trump. Brenda këtyre shifrave tërheqin vëmendjen numri i refugjatëve të ardhur kryesisht nga Iraku që ishte i pushtuar nga SHBA-të por edhe ata të ardhur nga Siria.
Nga Siria thuhet se në SHBA kanë hyrë 29 refugjatë në vitin 2011, ndërsa 31 në vitin 2012. Në vitin 2013 kanë hyrë 36 dhe në vitin 2014 kanë hyrë 105 refugjatë. Kjo shifër ka nisur të rritet në vitin 2015 ku kanë hyrë 1.682 dhe në vitin 2016 në vend kanë hyrë 12.587 refugjatë sirianë. Dhe për këtë vit deri më 20 janar në SHBA janë pranuar 4.618 refugjatë.
Ndërsa shifra e refugjatëve të pranuar të cilët kanë ardhur nga Iraku që nga viti 2011 nuk ka treguar ndryshime të mëdha, ku bëhet e ditur se në vitin 2011 nga Iraku kanë ardhur në SHBA 9.388 refugjatë, 12.163 për vitin 2012, ndërsa 19.487 për vitin 2013 dhe 19.796 refugjatë në vitin 2014. Kjo shifër për vitin 2015 ka qenë 12.676 dhe për vitin 2016 ka qenë 9.880, si dhe për afërsisht 4 muajt e fundit ka qenë 4.657 refugjatë irakianë të pranuar në vend.
Ndër të tjera ka tërhequr vëmendjen kryesisht numri i refugjatëve të pranuar nga Libia dhe Jemeni ku për periudhën 2011-2017 nga Libia kanë hyrë në vend 11 refugjatë ndërsa nga Jemeni në SHBA kanë hyrë 57 refugjatë.
Për të njëjtën periudhë thuhet se nga Irani në SHBA kanë ardhur 17.555 refugjatë, nga Sudani 8.339 dhe nga Somalia 51.248.
Refugjatët sirianë
Numri i përgjithshëm i sirianëve të pranuar në SHBA që nga fillimi i luftës së brendshme në vitin 2011 e deri tani është përllogaritur të jetë 19.088 persona. Sipas të dhënave të OKB-së në të gjithë botën 4.9 milionë sirianë jetojnë si refugjatë në vendet e tjera.
Në SHBA-të prej 320 milionësh, 85 mijë refugjatë
Sipas të dhënave të Departamentit Amerikan të Shtetit nga 85 mijë refugjatët e ardhur vitin e kaluar në SHBA me një popullsi prej afërsisht 320 milionë vihet në dukje se 38.901 prej tyre e përbëjnë muslimanët.
Ndërsa afërsisht gjysma e refugjatëve muslimanë të ardhur në vitin 2016 në SHBA, gjegjësisht 12.587 prej tyre janë nga Siria dhe 9.020 janë nga Somalia.
Refugjatët e ardhur në SHBA
Donald Trump ka ulur edhe kufirin maksimal për pranimin e refugjatëve i cili ishte vendosur nga ish presidenti Barack Obama në kuotën 110 mijë refugjatë në vit, ku qeveria Trump e ka ulur këtë kufi në 50 mijë refugjatë për këtë vit.
SHBA-të vitin e kaluar kanë pranuar gjithsej 85 mijë refugjatë. Në vitin 2015 kanë pranuar 70 mijë refugjatë dhe në vitin 2014 poashtu 70 mijë refugjatë.