Said İbicioğlu
01 Shkurt 2017•Përditësim: 01 Shkurt 2017
JERUSAELM (AA) - Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 12 palestinezë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor, bëhet e ditur përmes një deklarate me shkrim nga ushtria izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor janë arrestuar 12 palestinezë, prej të cilëve pesë pjesëtarë të Hamasit, ndaj të cilëve më herët ishte lëshuar urdhër arresti.
Palestinezët në fjalë, siç thuhet, janë kapur si rezultat i bastisjeve që janë ndërmarrë në fshatrat Akabe, Bejt Furik, Nalejn, Azzun, Selvad, Bejt Ummer dhe Izna, ndërkohë që nuk është dhënë asnjë informatë në lidhje me arsyet e arrestimeve.
Ndryshe, forcat izraelite gati çdo ditë organizojnë operacione ndaj palestinezëve me arsyetime të ndryshme.
Sipas të dhënave të autoriteteve palestineze, në burgjet e Izraelit gjenden afërsisht shtatë mijë palestinezë.