Mücahit Oktay
30 shtator 2022•Përditësim: 30 shtator 2022
Më shumë se 500 persona janë shpëtuar gjatë uraganit Ian, i cili ende është i pranishëm në Florida të SHBA-së dhe i cili ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, raporton Anadolu Agency (AA).
Departamenti i Situatave Emergjente të Floridas tha se mbi 500 njerëz që kishin mbetur të bllokuar për shkak të uraganit në rrethet Lee dhe Charlotte janë shpëtuar dhe u evakuuan në zona të sigurta me ndihmën e policisë dhe ushtrisë.
Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis tha se është rrëzuar ura e cila lidh ishullin Sanibel.
Gjithashtu kanë vazhduar operacionet e kërkim-shpëtimit. Valët e larta hodhën në brigje qindra anije ndërsa krokodilët kanë ardhur deri në autostradë.
Rreth 2 milionë njerëz ende janë pa energji elektrike në Florida ndërsa pritet që uragani Ian sot të godasë Karolinën Jugore.