Servet Günerigök
25 Prill 2019•Përditësim: 25 Prill 2019
Një grup i përbërë nga turq dhe armenë protestuan para rezidencës së Ambasadës turke në Washington të SHBA-ve për të shënuar përvjetorin e 104 të ngjarjeve të vitit 1915, raporton Anadolu Agency (AA).
Qytetarët turq mbanin flamuj të Turqisë dhe pankarta me porositë “Ne kujtojmë viktimat e terrorit armenë”, “Armeni, zbuloni arritjet tuaja! Çfarë po fshihni?” dhe “Ndal agresionin armen në Azerbajxhan”, ndërsa ato armenë mbanin parulla kundër Turqisë mbi të ashtuquajturin “gjenocid armen”.
Gjatë protestave, të cilat përfunduan pa incidente, u shoqëruan me siguri të madhe policore.
Të shoqëruar me këngë turke, “Yerevan-i (kryeqyteti armen) terrorist, mos gënje Armeninë” brohoritnin protestuesit kundër homologëve të tyre rival.
Po ashtu u lexuan emrat e diplomatëve turq të vrarë nga terroristët armenë në mbarë botën.
Më vonë, protestuesit kënduan edhe himnin kombëtar turk.
Një student turk nga Bostoni, Cihangir Aktaş, ishte në Washington për t’iu bashkuar protestës. Ai tha se është kundër gënjeshtrave të Armenisë.
“Unë jam këtu për solidaritet me njerëzit”, tha Aktaş për AA.
Qëndrimi i Turqisë mbi ngjarjet e vitit 1915 është se vdekja e armenëve në Anadollin lindor ndodhi kur disa kaluan në anën e pushtuesve rusë dhe u rebeluan kundër forcave otomane. Një zhvendosje e mëvonshme e armenëve rezultoi në viktima të shumta.
Turqia kundërshton paraqitjen e incidenteve si “gjenocid”, por ngjarjet e vitit 2015 i përshkruan si një tragjedi në të cilën të dyja palët pësuan viktima.
Ankaraja në mënyrë të përsëritur ka propozuar krijimin e një komisioni të përbashkët të historianëve nga Turqia dhe Armenia, si dhe të ekspertëve ndërkombëtarë për të trajtuar këtë çështje.