Orhan Onur Gemici
06 prill 2021•Përditësim: 07 prill 2021
Turqia neutralizoi dhjetëra terroristë në mars, bëri të ditur të zëvendësministri i Brendshëm, İsmail Çataklı, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat turke të sigurisë neutralizuan 86 terroristë gjatë operacioneve të brendshme antiterroriste, deklaroi Çataklı, gjithashtu zëdhënësi i ministrisë, në një konferencë shtypi mujore në kryeqytetin Ankara.
Ai gjithashtu tha se gjatë marsit u parandaluan 16 akte terroriste, duke përfshirë një që ishte përgatitur me dron të mbushur me bombë.
Në luftën kundër trafikut të drogës, Çataklı tha të paktën 5.224 të dyshuar u arrestuan nga 29 marsi deri më 5 prill.
Autoritetet turke shpesh përdorin termin "të neutralizuar" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.