Ekip
04 Janar 2020•Përditësim: 06 Janar 2020
Madison Square Garden, një ndër vendet e famshme të New Yorkut, këtë herë priti performues të rodeos me famë botërore, raporton Anadolu Agency (AA).
Shfaqja e cila u organizua nga "Performues profesional të rodeos" dhe e cila tashmë është shndërruar në një traditë u zhvillua në Madison Square Garden.

Performuesit e rodeos stadiumin e famshëm sportiv e shndërruan në një arenë, ndërsa në shfaqjen e tyre mbi demat qindra kilogramësh mundësuan që audienca të kaloj çaste të emocionuara.
Në evenimentin ku qytetarët e New Yorkut shfaqën interes të madh, morën pjesë një numër i madh i performuesve të rodeos të cilët kanë fituar kampionate në nivel botërorë.
Shfaqja do të zgjasë tre ditë.