Mesut Zeyrek
07 Prill 2021•Përditësim: 08 Prill 2021
Është neutralizuar një bombë e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore, e cila është gjetur në Këln të Gjermanisë, transmeton Aandolu Agency (AA).
Nga administrata e qytetit të Këlnit theksohet se rreth 400 persona, që jetojnë në rrethin Raderberg janë evakuuar në një qendër të përkohshme, për shkak të shkatërrimit të bombës të prodhimit britanik prej 250 kilogramëve, që u gjet gjatë punimeve ndërtimore.
Në Gjermani ka shumë bomba të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore, disa prej tyre edhe në vendbanime. Ekspertët i heqin ato në një mënyrë të kontrolluar.