Emre Gürkan Abay
07 Prill 2021•Përditësim: 08 Prill 2021
Platforma e video-konferencave Zoom ka ndaluar shitjen e shërbimeve për agjencitë qeveritare dhe pjesërisht për ndërmarrjet shtetërore në Rusi dhe për Komonuelthin e Shteteve të Pavarura (CIS), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të gazetës ruse Kommersant, bazuar në lajmin e distributorit të Zoom në Rusi dhe CIS, RightConf, thuhet se Zoom ka tërhequr licencat e saj të shitjes për institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet pjesërisht shtetërore në këto vende.
Në lajmin i cili theksoi se veçanërisht sektori i arsimit në Rusi do të preket për shkak të ndalimit, thuhet se pas vendimit të Zoom kishte shqetësime në lidhje me sanksionet e SHBA-së.
Më tej thuhet se vështirësitë në përputhje me legjislacionin rus ishin gjithashtu efektive në vendimmarrjen e kompanisë dhe se është e mundur që Zoom të zhvillojë një program video-konference për sektorin publik në Rusi dhe CIS.
Ministri i Federatës Ruse të Zhvillimit Dixhital, Komunikimit dhe Komunikimit Masiv, Maksut Shadayev, më 24 mars tha se në vitin 2022 do të jetë gati platforma e zhvilluar nga Rusia si një alternativë ndaj Zoom.