Ajdin Aliji
18 Qershor 2025•Përditësim: 19 Qershor 2025
Në ishullin turistik Flores të Indonezisë shpërtheu vullkani Lewotobi, njoftoi Qendra për Vullkanologji dhe Zbutje të Rreziqeve Gjeologjike, transmeton Anadolu.
Zyrtari për vëzhgimin e vullkaneve, Yohanes Kolli Sorywutun i bëri thirrje publikut të qëndrojë i qetë dhe të ndjekë udhëzimet e autoriteteve, siç raportohet nga "Okezone News".
Ai paralajmëroi qytetarët të qëndrojnë larg një rrezeje prej 2 kilometrash (1.2 milje) nga qendra e shpërthimit.
Ndërkohë, Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se po vëzhgon situatën për të monitoruar nëse shpërthimi do të shkaktojë cunami, raportoi transmetuesi publik japonez NHK.
Indonezia, pjesë e "Unazës së Zjarrtë të Paqësorit", është një nga vendet më aktive sizmike në botë, me 130 vullkane aktive.