Bilal Güler
14 dhjetor 2021•Përditësim: 15 dhjetor 2021
Të paktën një person e ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë janë plagosur në një shpërthim në rajonin Tank Til Logar në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Një minë anash rrugës shpërtheu në rajon këtë mëngjes”, tha Ministria e Brendshme e talebanëve në një deklaratë.
Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.
Organizata terroriste DEASH intensifikoi sulmet e saj pasi talebanët morën kontrollin e vendit më 15 gusht. Në Nangarhar, i njohur si një nga bastionet e DEASH-it, terroristët kryen disa sulme të armatosura dhe me bomba ndaj talebanëve.
Më shumë se 250 persona e kanë humbur jetën në katër sulme të mëdha, dy në Kabul dhe nga një në Kunduz dhe Kandahar.