Yaser Arafat Mohamed Albanna,Hacer Başer
14 dhjetor 2021•Përditësim: 14 dhjetor 2021
Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett ka hyrë në karantinë pasi një person nga ekipi i tij që e shoqëroi gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) ka rezultuar pozitiv me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga zyra e kryeministrit thuhet se një person në delegacionin që u kthye bashkë me Bennett nga EBA është i infektuar me virusin.
"Sipas procedurave të Ministrisë së Shëndetësisë i gjithë delegacioni përfshirë edhe Bennett është vendosur në karantinë. Personat në fjalë do të kryejnë sërish nesër testin PCR", thuhet në deklaratë.
Naftali Bennett, për herë të parë në historinë e Izraelit bëri një vizitë zyrtare në EBA në cilësinë e kryeministrit. Ai u takua dje me princin e kurorës së EBA-së, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Izraeli dhe EBA nënshkruan marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me një ceremoni të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë më 15 shtator 2020.