Büşra Selvi Öğütcen
03 Shtator 2016•Përditësim: 04 Shtator 2016
ZAMBOANGA (AA) - Presidenti filipinas Rodrigo Duterte pas shpërthimit i cili ndodhi në një treg në Davao në jug të Filipineve shpalli "gjendjen e paligjshmërisë", raporton Anadolu Agency (AA).
Siç informuan mediat lokale GMA News, Duterte ka thënë se 14 persona e kanë humbur jetën ndërsa 71 të tjerë janë plagosur në shpërthimin i cili ndodhi mbrëmë me ç'rast shpalli "gjendjen e paligjshmërisë" e cila nënkupton përforcimin e operacioneve të cilat kanë për qëllim luftën kundër terrorizmit, shkatërrimin e lëndëve narkotike dhe krimin.