İlhan Toprak
03 Shtator 2016•Përditësim: 03 Shtator 2016
HANGZHOU (AA) - Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Kinës Xi Jinping kanë nënshkruar tre marëveshje të ndara në fushën e egjergjisë, sigurisë bërthamore si dhe në fushën e kërkesave fitosanitare, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan i cili ndodhet në Samitin e liderëve të G20-ës në qytetin Hangzhou të Kinës pas takimit bilateral me presidentin kinez Xi Jinping, pasuan takimet në mes të delegacioneve.
Ai u shpreh se ndien kënaqësi që ka vizituar Kinën dhe që pas një viti është takuar me presidentin e Kinës, Jinping. Poashtu ai tha që Samiti i liderëve të G-20-ës po zhvillohet me sukses nga ana e Kinës.
“Jemi të kënaqur që në periudhën e kryesimit të Samitit G-20 Kina gjithnjë e më shumë po u kushton rëndësi çështjeve të gruas, tregtisë si dhe investimeve në inovacione. Çështja e refugjatëve dhe lufta kundër terrorizmit duhet të jenë në rendin e ditës të G-20-ës. Poashtu dua të theksoj se shpresoj që marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Kinës të vazhdojnë duke u rritur vazhdimisht", tha Erdoğan.
Presidenti i Kinës Jinping në fjalimin e tij shprehu kënaqësinë për takimin me homologun e tij turk, Erdoğan. “Mirë se keni ardhur në Hangzhou, mirë se keni ardhur edhe në Samitin e G-20-ës", tha presidenti kinez duke shtuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve në të ardhmen janë shpresëdhënëse.
Pas takimit në rezidencën Xi-hu dy presidentët morën pjesë në nënshkrimin e tre marrëveshjeve në fushën e energjetikës, sigurisë bërthamore si dhe në fushën fitosanitare.
Protokolli në fushën fitosanitare u nënshkrua nga Zëvendëskryeministrit Mehmet Şimşek dhe ministriit për Kualitet, Kontroll dhe Revizion, Zhi Juping.
Marrëveshjen mbi energjinë e rinovueshme dhe bashkëpunimit në fushën e qymyrit ndërmjet u nënshkrua nga ministri turk për Energjetikë dhe Resurse Natyrore, Berat Albayrak dhe kryetarit të Drejtorisë Kombëtare të Energjisë në Kinë, Nur Bekri.