Fatjon Cuka
24 gusht 2026•Përditësim: 24 gusht 2026
Në orët e fundit në Shqipëri janë raportuar 18 vatra zjarri, ndërkohë sipas autoriteteve 5 mbeten aktive dhe 7 janë nën mbikëqyrje, transmeton Anadolu.
Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë thuhet se operacionet për shurjen e zjarreve vazhdojnë në qarqet Tiranë, Pukë, Dibër dhe në disa zona të tjera.
Sipas njoftimit, në operacionet e sotme janë angazhuar 216 forca operacionale dhe 8 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura të Shqipërisë mbështesin ndërhyrjet me 70 efektivë, 2 helikopterë, 1 automjet zjarrfikës dhe mjete të tjera.
Në javët e fundit Shqipëria është përfshirë nga zjarret që kanë shkaktuar dëme në pyje dhe zona të tjera.