Elena Teslova
24 gusht 2026•Përditësim: 24 gusht 2026
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha të hënën se 10 ushtarakë ukrainas u kthyen nga robëria ruse përmes Bjellorusisë, si pjesë e një faze të veçantë të procesit të shkëmbimit të robërve, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë në Telegram, Zelenskyy tha se ushtarakët, të cilët shërbenin në Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe Gardën Kombëtare, kishin luftuar në rajonin Donetsk.
"Të gjithë ata konsideroheshin të zhdukur në luftime. Dhe është shumë e rëndësishme që arritëm t’i kthejmë", tha ai.
Zelenskyy falënderoi të gjithë ata që u përfshinë në përpjekjet për sigurimin e lirimit të robërve ukrainas dhe tha se autoritetet po vazhdojnë punën për identifikimin dhe kthimin e atyre që ende mbahen në robëri.