Halit Süleyman
07 Shkurt 2016•Përditësim: 07 Shkurt 2016
DAMASK (AA) - Në një pritë të përgatitur nga njësitë e Ushtrisë Islamike pranë Guta-s lindore, në afërsi të Damaskut, janë vrarë 50 ushtarë të forcave të regjimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga burimet lokale mësohet se pas pritës së përgatitur nga njësitë e ushtrisë opozitare islame u neutralizuan 50 ushtarë të regjimit. Mësohet se janë zhvilluar luftime të ashpra midis forcave të opozitës dhe pjesëtarëve të regjimit të presidentit Bashar al-Assad
Forcat e regjimit prej tre ditësh po sulmojnë me artileri të rëndë rajonet në këtë zonë që janë nën kontrollin e opozitës.