Sayed Khodaberdi Sadat
07 Shkurt 2016•Përditësim: 08 Shkurt 2016
MEZAR-I SHERIF (AA) – Militantët talebanë vendosën pritë ndaj dy autobusëve me pasagjerë në veri të rajonit afgan Mirzakum dhe rrëmbyen të gjithë 100 pasagjerët, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefi i policisë në provincën Faryab, Saif Aca Anderabi për AA tha se talebanët kanë rrëmbyer pasagjerët nga dy autobusë të linjës Faryab-Kabul.
Pas disa orëve i lanë të lirë të gjithë, përveç dy pasagjerëve të cilët i dërguan në drejtim të panjohur
Anderabi theksoi se ka filluar një operacion i gjerë me qëllim të gjetjes dhe lirimit të dy të udhëtarëve të rrëmbyer.
Militantët talebanë deri më tani nuk kanë komentuar mbi këtë rastin.