Ekip
29 Nëntor 2016•Përditësim: 29 Nëntor 2016
MOGADISHU, (AA) – Komisioni Zgjedhor në Somali ka bërë të ditur të hënën vonë se zgjedhjet presidenciale në këtë vend edhe njëherë janë shtyrë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Komisionit, Omar Mohamed Abdulle, i njohur edhe si Omar Dhegey, tha se zgjedhjet nuk do të mbahen më 30 nëntor siç ishte planifikuar.
“Me keqardhje duhet të ndajmë me popullin somalez informacionin se zgjedhjet presidenciale janë shtyrë përsëri sepse anëtarët e parlamentit, ata të cilët mund të votojnë, nuk janë të gatshëm”, tha Dhegey.