Riyaz Khaliq Khaliq
11 Nëntor 2021•Përditësim: 12 Nëntor 2021
Reshjet e dendura të shiut prej një jave që kanë goditur Sri Lankën kanë shkaktuar përmbytje ku si pasojë humbën jetën 22 persona ndërsa mijëra e zhvendosën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Qendrës së Menaxhimit të Fatkeqësive (DMC), “më shumë se 5.000 njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe janë strehuar në shtëpitë e të afërmve ose qendrat e ndihmave të drejtuara nga qeveria”.
"Shumica e vdekjeve kanë ndodhur për shkak të mbytjes dhe goditjeve të rrufesë", raportoi "Daily Express", duke cituar një deklaratë të DMC-së.
Të paktën 17 rrethe u goditën rëndë nga shirat e dendur, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, të cilat shkatërruan plotësisht 18 shtëpi, ndërsa 960 banesa kishin pësuar dëmtime të pjesshme.
Në Sri Lankë, sezoni i shirave mosun zakonisht zgjat nga tetori deri në nëntor. Megjithatë, këtë vit, shumica e pjesëve të vendit kanë parë reshje më të larta sesa mesatarja.