Ekip
04 janar 2016•Përditësim: 05 janar 2016
KOPENHAGEN (AA) - Danimarka ka forcuar sot kontrollet në kufirin e saj me Gjermaninë vetëm disa orë pasi të njëjtin vendim e mori edhe Suedia, në mënyrë që të ulë fluksin e migrantëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri danez, Lars Loekke Rasmusssen, deklaroi në Kopenhagen se kanë filluar të punojnë ekipet kontrolluese për udhëtarët të cilët hyjnë në vendin e tij nga drejtimi i Gjermanisë.
"Kemi filluar me kontrollet e përkohshme në vendkalimet kufitare, por në mënyrë të balancuar" tha ai. Gjithashtu ka shtuar se kjo nuk do të paraqesë ndonjë problem për shtetasit e Gjermanisë dhe Danimarkës.