Atila Altuntaş
02 Mars 2017•Përditësim: 03 Mars 2017
STOCKHOLM (AA) - Qeveria e Suedisë ka bërë të ditur se duke filluar nga data 1 janar të vitit 2018, sërish do të zbatohet shërbimi ushtarak, duke përfshirë edhe për femrat, pasi paraprakisht shërbimi ushtarak ishte shfuqizuar në Suedi në vitin 2010, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim me shkrim, qeveria suedeze ka bërë të ditur se detyrimi ushtarak do të vlejë për femrat dhe meshkujt të lindur pas vitit 1999.
Bazuar në këtë, katër mijë nga gjithsej 13 mijë të rinj të lindur në vitin 1999 do të zgjidhen dhe do t'u nënshtrohen testeve psikologjike dhe fizike për t'u angazhuar në ushtri.
Ndryshe, shërbimi ushtarak i detyruar para vitit 2010, kur edhe u shfuqizua, vlente vetëm për meshkujt.
Televizioni shtetëror i Suedisë SVT ka njoftuar se në marrjen e vendimit kanë ndikuar shumë tensionet midis Rusisë dhe NATO-s.